Pagesa e përkthyesit me gojë llogaritet duke marrë për bazë orët e punës. Rregullorja e ashtuquajtur JVEG (Ligji për pagesën e përkthyesve dhe interpretëve, ekspertëve dhe recenzentëve) ndihmon në gjeten e një formule të përshtatshme për ta paguar përkthyesin.

Unë ju ofroj çmimin prej 40 EUR deri 55 EUR në orë. Në rast se ju duhet përkthyesi në zyrën e gjendjes civile (Standesamt) ju ofroj çmimin e rrumbullakosur prej 100 EUR. Për porositë që zgjasin më tepër mund të llogariten çmime ditore fikse.

Të gjitha çmimet janë neto, duke shtuar edhe tvsh-në në fuqi.