Ju uroj përzemërsisht mirëseardhjen në faqen time të internetit.
Kjo faqe interneti është një ftesë e hapur për një komunikim më të afërt dhe më intensiv me të gjithë klientët e mi si dhe me vizitorët e kësaj faqe interneti, të cilëve iu intereson veprimtaria ime.
Veprimtarinë time si përkthyes nga gjuha shqipe në gjuhën gjermane dhe anasjelltas e kam filluar qysh në vitin 1998.
Në vitin 2003 u realizua betimi im si përkthyes gjyqësor për gjuhën shqipe në gjykaten e shkallës së dytë të Berlinit (gjykatë e landit).
Kryesisht punoj si përkthyes gjyqësor dhe përkthyes (interpret) konferencash.
Në punën time jam i specializuar në fushën e politikës, të ekonomisë dhe të jurisprudencës.
Nga viti 2008 jam i angazhuar edhe si docent i kontraktuar gjuhësor shqip <> gjermanisht pranë universitetit të Hamburgut, duke dhënë kontributin tim në kuadër të programit për kualifikimin e mëtejmë të përkthyesve të specializuar për çështjet e përkthimit në gjyqet dhe autoritetet shtetërore të Gjermanisë.